×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj thotë se e di skenarin: Pas zgjedhjeve të reja, VV dhe PDK do të bëhen bashkë në koalicion

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 21:57

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj flet për matematikat e mundshme pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.


    Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prej shumë vitesh ka një tendencë për ta larguar LDK-në nga skena politike.

    “Tendenca është që në Kosova të bëhen dy blloqe: LVV dhe PDK, e të cilat janë të dala nga e njëjta ideologji, pra LPK”.

    Ai thotë se edhe Ibrahim Rugovës eksponentë të caktuar që sot janë në LVV e PDK kanë dashur t’ia marrin kalanë nga brenda, përcjell Telegrafi.

    Deputeti i LDK-së thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, pas tyre do të ketë koalicion LVV-PDK.

    “Është faza tranzitore e afërsisë LVV-PDK. Kurdo që mbahen zgjedhjet do të ketë koalicion LVV-PDK”.

    Selmanaj thotë se askush nuk ka të drejtë të kërkojë zgjedhje çdo dy muaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!