×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmani reagon pas vrasjes së gruas në Prizren: Drejtësia ta thotë fjalën e saj

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 18:00

    Zv.ministrja e Bujqësisë nga Aleanca Kosova e Re, Myzejene Selmani ka reaguar pas vrasjes së gruas në Prizren nga burri i saj.


    Ajo thotë se drejtësia duhet ta jape përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm, shkruan Reporteri.net.

    “E dhimbshme vrasja e një gruaje, nëne, motre në Prizren, është një plage për shoqërinë dhe shtetin. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë ne rritje”.

    “Gratë në Kosove janë shtylle e shtetit dhe shoqërisë tonë. Diskriminimi, abuzimet, dhuna vrasja akoma vazhdon nga njerëzit e ligë”.

    “Me këtë rast policia dhe drejtësia të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm. Ngushëllime familjes”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!