Dënimi ndaj ish-ministrit serb të Kosovës, Ivan Teodosijevic, i cili mohoi masakrën e Reçakut, ka qenë temë diskutimi edhe në Komunat që udhëhiqen nga kryetarë serbë.
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, serbët miratuan disa konkluzione nga partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, duke paralajmëruar masa nëse dënohet me vendim të prerë Teodosijevic, shkruan Reporteri.net.
Serbët që punojnë në institucione të Kosovës, kanë thënë se masë parashihet bojkotimi i shtetit në institucione qëndrore dhe lokale.
Siç besojnë zyrtarët e Listës Serbe, një vendim i tillë i gjykatës zgjeron hapësirën për diskriminime tjera në baza etnike, dhe se i njëjti ka ngjyrim politik më shumë se sa ligjor.
Sidoqoftë, Teodosijeviq u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me deklaratat e tij, ku ai e quante fabrikim masakrën e Reçakut.
Pas këtyre fjalëve, Teodosijevic e pa veten të shkarkuar nga kryeministri Haradinaj, e më pas edhe para gjykatës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.