Serbët sot po festojnë një nga festat më të rëndësishme fetare të tyre. Bëhet fjalë për festën e Vidovdanit, e cila po festohet edhe në Kosovë.
Rreth dhjetë autobusë me serbë nga qytetet e Serbisë, kanë zbarkuar në Gazimestan, ku ka nisur të mbahet ceremonia për shënimin e kësaj feste, shkruan Reporteri.net.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë qindra qytetarë serbë, të cilët përpos flamujve serbë po mbajnë edhe flamujt e shtetit mik të Serbisë, Rusisë.
Një grup prej tyre kanë shpalosur një pankartë të madhe ku në gjuhën serbe dhe atë ruse dërgohet mesazh se nuk ka ndarje, e as dorëzim dhe se Kosova është pjesë e Serbisë.
“Nuk ka ndarje, as dorëzim”, është mesazhi i shkruar në të dy gjuhët në pankartën që ata e mbajnë në duar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.