Ish–deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq jo rrallë është në qendër të sulmeve nga serbët e Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme, nga Graçanica ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet një numër i madh serbësh të cilët ulërinin në drejtim të saj me fjalë të ndryshme fyese, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, Trajkoviq siç shihet në video nuk qëndroi indiferente, u kthye dhe i shau ata disa herë.
Trajkoviq e postoi këtë video në llogarinë e saj në Facebook, ku shkroi:
Ja se si Graçanica “serbe”, nën kontrollin e SNS-së, në mënyrë “vëllazërore” i mirëpret serbët e saj. Më falni për fjalorin tim: emocionet kanë mbizotëruar. /Reporteri.net
Evo kako “srpska” Gračanica pod kontrolom SNS-a danas “domaćinski” i “bratski” dočekuje svoje Srbe.
I izvinite na mom rečniku ovde: emocije su prevladale. pic.twitter.com/h67TTjPskg
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) May 20, 2019