E ashtuquajtura “kriza humanitare” në veri të Kosovës do të përfundojë nesër sepse serbët kanë vendosur t’i hapin serish shitoret që i mbyllen dy ditë më parë.
Kryetari i Shoqatës së sipërmarrësve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka njoftuar se nesër të rihapen dyqanet, farmacitë dhe restorantet, të cilat dy ditët e fundit ishin mbyllur, transmeton Gazeta Express.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur dje pika shitëse për qytetarët serbë, të cilët kanë mbetur pa furnizim me artikuj elementarë për shkak të vendimit të dyqaneve për mbyllje.
Petroviq ka thënë se me vendimin e para dy ditëve kanë treguar unitet dhe forcë.
Ne kemi treguar forcën, unitetin, ata nuk mund të na thyejnë dhe se ne nuk do të vuajmë nga shkarkimet dhe sulmet e tyre. Çdo përpjekje të mëtejshme Prishtinë do të takohet përgjigje edhe më të fortë,” ka thënë ai, siç përcjell televizioni publik serb.
Dyqanet në Veri u mbyllen si shenjë proteste ndaj taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe që nga fundi i vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.