Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë së shtunës, pjesëtarë të komunitetit serbë kanë vendosur automjete dhe mjete të rënda në rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Për krijimin e këtyre barrikadave, serbët në veri po përdorin kamionë, të cilat më herët i kishin marrë si donacione nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një fotografi që ka shpërndarë gazetarja Kaltrina Zymberi, shihen se si këta kamionë, donacion i BE’së, po shfrytëzohen nga qytetarët serbë për t’i bllokuar rrugët.
Ironike: Me donacione te BE-se, serbet e Veriut barikadojne rruget ne Rudare. pic.twitter.com/HbBy2KVzUh
— Kaltrina Zymberi (@KaltrinaZymberi) December 10, 2022
Kujtojmë se si pasojë e barrikadave, Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.