×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët rrahen mes vete në një kafiteri në Prelluzh të Vushtrrisë

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 14:52

    Një i ri rreth të njëzetave ka marrë lëndime të rënda në kokë, pasi është rrahur sot rreth orës 2:00 të mëngjesit, nga tre persona të tjerë në një kafiteri në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.


    Siç ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda policisë në Vushtrri, sikurse viktima, ashtu edhe të dyshuarit janë të kombësisë serbe.

    Sipas viktimës, por edhe dëshmitarëve, 20-vjeçari serb, është rrahur nga tre bashkëkompas të tij, të cilët e kishin goditur me grushta.

    Atij fillimisht i ishte dhënë ndihma mjekësore në ambulancën e fshatit, e më pas është dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Graqanicë.

    Rrahja dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!