Dushan Radakoviq, drejtor i Qendrës për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) në veri të Mitrovicës, ka tërhequr vërejtjen se në rast se serbët bojkotojnë zgjedhjet e shpallura nga presidenti Hashim Thaçi, atëherë kryetar të Mitrovicës së Veriut do ta kenë një shqiptar.
Ndonëse me parulla të shumta të vendosura në pjesë të ndryshme të Mitrovicës së Veriut, në Leposaviq, në Zubin Potok e në Zveçan u kërkohet serbëve t’i bojkotojnë zgjedhjet, të cilat ata i quajnë separatiste, analistët serbë, njerëz të jetës politike e kulturore janë shprehur pro pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet për kryetar të katër komunave veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.
Deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok ka ardhur pas dorëheqjeve në fund të vitit të kaluar të kryetarëve Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Zoran Todiq dhe Stevan Vulloviq, për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.
Shumica e serbëve frikohen se bojkoti i zgjedhjeve nga serbët u jep rast shqiptarëve ta marrin pushtetin në katër komunat veriore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.