×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi flet shqip: “Katastrofa” është politike, unë kam jetuar dhe do të jetoj me shqiptarë

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 9:59

    Plani i Serbisë për ta destabilizuar gjendjen në veri duke inskenuar krizën humanitare, ka dështuar.


    Kjo për arsye se sot janë hapur të gjitha dyqanet të cilat ishin mbyllur ditë më parë për ta paraqitur kinse gjendjen e rëndë të jetës së komunitetit serb.

    Madje, edhe vetë banorët serbë në veri janë shprehur se e gjithë kjo është e planifikuar dhe se nuk bëhet fjalë për “katastrofë humanitare” apo diçka të ngjashme, shkruan Reporteri.net.

    Një nga banorët serbë të veriut, duke folur në gjuhën shqipe ka thënë se gjithçka po bëhet për interesa politike, mirëpo siç shprehet ai, kjo nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e tij të mira me fqinjët shqiptarë. Ai thotë se për mallra këto ditë është furnizuar në jug të Mitrovicës.

    “Unë jam i një katuni ngat Vushtrrisë, në jug po shkojmë me ble. Jam serb por jetoj me shqiptarët, kurrë nuk kemi pasë problem dhe nuk kemi me pasë. Kjo është çështje politike, kjo nuk është çështje ndër-njerëzore. Njerëzit nuk janë fajtorë. Gjithkush po lufton për karrikën e vet, për fotelen e vet, populli po heq. Isa në vizitë te një mikeshë në spital. I mora disa dhurata aty poshtë në jug, e shkova e vizitova”, shprehet ai.

    https://www.facebook.com/981226585245257/videos/2397477597199676/

    Ndryshe, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë , Endrit Shala ka njoftuar se pas një veprimi dy ditor të institucioneve të Kosovës, sot të gjitha lokalet e mbyllura, të hënën, në pjesën veriore të Kosovës janë hapur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!