Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai bashkë me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq janë marrë vesh që të flasin për taksën siç e ka quajtur ata “antiviclizuese” në samitin e Brdo-Brijunit që po i zhvillon punimet në Tiranë, njofton Klan Kosova.
Përpos kësaj, ai ka thënë se duhet të bisedohet dhe jo gjërat të mbesin në ajër.
Ndryshe, kreu i shtetit serb në margjinat e samitit është përshëndetur me presidentin Hashim Thaçi kurse ky i fundit ka refuzuar të përshëndetet me Dodikin.
Samitin për së afërmi është duke e përcjellë ekipi i Klan Kosovës, me gazetarët Besnik Tahiri, Liridon Zeqiri dhe kameramanin Erand Hyseni – të cilët do të ju mbajnë të informuar për gjithçka që ndodh në takimin që ka bërë bashkë në kryeqendrën shqiptare liderët e Ballkanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.