Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Malli ka thënë se Administrata Tatimore e Serbisë “ka mbrojtur me sukses mospranimin e Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA)”.
“Ky është një lajm i mirë për Serbinë dhe një konfirmim tjetër se ne kemi arritur të konfirmojmë ilegitimitetin e të ashtuquajturave institucione të Kosovës. Domethënë, ne kemi dëshmuar se asgjë me forcë dhe pa marrëveshje me Beogradin zyrtar nuk mund të arrihet”, tha ai.
Siç raportojnë mediat serbe, delegacioni i Administratës Tatimore të Serbisë në Bruksel përbëhej nga drejtoresha Dragana Markoviq dhe personi kryesor i kontaktit për IOTA Snezhana Iliq.
Asambleja e Përgjithshme e IOTA-së u mbajt në periudhën prej 1 deri më 5 korrik 2019, dhe anëtarësimi u vendos me votim të fshehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.