×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia i bën me shtëpi 58 familje serbe në veri, Konjufca: Ky veprim në ditën e të pagjeturve nuk është i rastësishëm

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 17:40

    Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me hapjen e 58 shtëpive të reja në veriun e Kosovës.


    Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se hapja e tyre vjen pikërisht sot në ditën e të pagjeturve, nuk është e rastësishme nga ana e shtetit të Serbisë.

    “Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës. Ky është kolonizim tipik. 58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi”, ka shkruar Konjufca.

    Konjufca ka thënë se delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel pranon tema të tilla siç ishte kthimi i serbëve që e kanë lëshuar Kosovën që prej vitit 1976.

    E sipas tij, në momentin që pranohet për dialog një temë e tillë, automatikisht legjitimohet teza e Akademisë Serbe se shqiptarët paskan ushtruar presion dhe apartheid ndaj serbëve të Kosovës.

    “Përmes këtyre konstrukteve shoveniste Serbia synon ta mbulojë gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”.

    “Asnjë reagim nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kur ta merr vesh kryeministri Hoti këtë veprim nga mediat, me siguri del edhe e dënon ‘ashpër’. E kjo është dukshëm më pak se që bën një OJQ aktive për këtë çështje”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook.

    https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1495033647350488

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!