Të dhënat e Zyrës për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë (Zyra për Luginën e Preshevës) tregojnë se 650 qytetarë nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në Komunën e Gjilanit nuk janë të pajisur me dokumente që lëshohen nga autoritetet shtetërore të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila funksionon nën ombrellën e qeverisjes komunale të Gjilanit, thonë se zgjidhja e problemit të këtyre qytetarëve është e domosdoshme, ngase ata po përballen me probleme të shumta në mungesë të dokumentacionit.
Koordinatori i Zyrës për Luginën, Jonuz Hasani, deklaron se zgjidhja e problemit të banorëve të cilët nuk kanë dokumente është në rrugë të mirë, ngase tashmë është edhe Udhëzimi Administrativ me të cilin do të lejohet lëshimi i dokumentit të përkohshëm. Thotë se këto informata që i ka nga kontaktet të cilat i ka në përditshmëri edhe me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.