×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia i dërgon kërkesë Maqedonisë së Veriut, kërkon ekstradimin e Tomor Morinës

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 11:47

    Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka bërë kërkesë Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.


    Kështu shkruan sot agjencia e lajmeve Tanjug, bazuar në burime brenda Ministrisë së Drejtësisë, duke mos dhënë detaje të tjera, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës.

    Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së kishte shkaktuar reagime të shumta si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!