Serbia vazhdon t’i maltretojë kosovarët që udhëtojnë drejt shteteve tjera përmes këtij territori.
Përveç ndalesave të shumta dhe sulmeve ndaj autobusëve me kosovarë, autoritetet serbe po zbatojnë edhe kontrolle të rrepta ndaj udhëtarëve.
Një gjë e tillë ka ndodhur sot në kufirin e Merdares.
Ballkani.info ka siguruar video në të cilën shihen se si nga autobusët me kosovarë janë nxerrë të gjitha gjësendet.
Në këtë video udhëtarët janë nxjerrë jashtë bashkë me të gjitha valixhet dhe gjësendet tjera.
Kjo tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë në raportet me shqiptarët e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.