×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia kërkon të mos mbështetet aplikimi i Kosovës në KiE: Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 11:16

    Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka folur për çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka paraqitur qëndrimin dhe argumentet e Serbisë që sipas tij, “konfirmojnë se do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

    Kështu ka thënë ai pas takimit me presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Cox në qytetin e Kretës në Greqi.

    “Do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me vlerat e përfaqësuara nga kjo organizatë ndërkombëtare, siç janë të drejtat e njeriut”, ka thënë Daçiq, shkruan Danas.

    Edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e quajti  cinizëm aplikimin e Kosovës në KiE.

    “Mezi pres të shoh çfarë kanë për të thënë, dhe nëse e mbështesin, do t’i pyes se si shkojnë këto dy gjëra së bashku. Ata nuk mbështesin shkeljen e të drejtave njerëzore, që të mbështesin anëtarësimin [e Kosovës] në një institucion që mbron të drejtat e njeriut”, ka thënë ajo në Pink Tv.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësoi mes tjerash Bërnabiç, kanë qasje më të “sinqertë” ndaj Serbisë në raport me Marrëveshjen e Brukselit.

    “ShBA është më kritike ndaj Prishtinës, ndryshe nga BE, e cila është e ngarkuar me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo.

    “Pres që QUINT-i dhe shtetet anëtare të G7 të mos e mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës”, tha ajo.

    Në anën tjetër, deputeti i parlamentit serb, Millovan Drecun, beson se Kosova ka marrë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve që i nevojiten për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    “Është një tërmet i fortë tektonik gjeopolitik dhe një konflikt jashtëzakonisht i ashpër midis Perëndimit dhe Rusisë, dhe ky është konteksti kryesor i gjithçkaje. Presioni është i madh mbi Serbinë, kryesisht për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj rusëve. Kjo po transmetohet edhe në dialog dhe çështjen me Kosovën. Qëllimi është që Serbia të detyrohet ta kthejë dialogun në drejtim të njohjes reciproke dhe kështu të hapet rruga për anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në thelb, anëtarësimi në Këshill të Evropës nuk do të thotë shumë për ta. Kosova mund të arrijë kapacitetin e plotë ndërkombëtar vetëm përmes anëtarësimi në OKB, ka pretenduar Drecun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!