×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nis ndërtimin edhe të një banese afër Suhodollit

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 22:24

    Ndërsa shqiptarët nuk lejohen të ndërtojnë shtëpitë e tyre në Veri, në anën tjetë Serbia po vazhdon të investojë në këtë pjesë.


    Themelet për një banesë të re janë hedhur që mbi se dy javë.

    Reporteri.net ka mësuar se kjo ndërtesë është në kuadër të tentimeve të shtetit serb për të rritur popullsinë serbe në atë pjesë.

    Sipas një banori të pjesës veriore, i cili ka dashur të mbetet anonim, punimet kanë nisur në lagjen “7 Shtatori” saktësisht në afërsi të kontenierëve.

    Nuk është zyrtare, por sipas banorit në fjalë, kjo ndërtesë është financim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore dhe Qeverisë së Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!