×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nis të provokojë situatën, MUP-i serb publikon video të ushtrisë e tankeve: Xhandarmëria gati

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 17:52

    Shteti serb po vazhdon të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.


    Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.

    Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.

    “ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”

    Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!