×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Kryetarja e Preshevës

    Serbia s’e lejon Ministrin Çeku të futet në Preshevë

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 14:02

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku s’është lejuar nga autoritet serbe të hyjë në Preshevë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sinani ka thënë se kjo është hera e dytë që pushteti i Vuçiqit po ndalon Ministrin Çeku të vizitojë Preshevën.

    Ajo ka thënë se ky regjim autoritar po vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi.

    “Serbia sërish ndalon Ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon”.

    Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

    Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi”, ka shkruar Sinani në Facebook.

    “Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë. Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë”, shkruan kryetarja e Preshevës në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!