×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia sot ndan 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 12:18

    Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, po qëndron sot në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse.


    Radio Kontakt Plus raporton se Petkoviq sot t’u dorëzojë çelësat 36 banesave për çiftet e reja serbe në Mitrovicë të Veriut, transmeton Reporteri.net.

    “Apartamentet janë të destinuara për strehimin e çifteve të reja të martuara, familjeve të personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe strehimin e popullsisë vendase”, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

    Banesat janë në rrugën “Luj Braja” në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku banojnë edhe shqiptarët.

    Petkoviq tutje do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh për krishtlindje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!