×
  • Lajme
  • Lajme

    “Seriozisht? Mos je nën presion?” – Eurodeputeti irlandez i kapet keq Kurtit për NATO-n

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:08

    Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku ky fliste për Samitin e djeshëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.


    “Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

    Por përgjigja i erdhi atij menjëherë nga Wallace. Ky i fundit e pyeti Kurtin se a e ka seriozisht kur thotë se NATO ka të bëj me paqen.

    Madje e pyeti atë se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.

    “Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!