Edhe sonte më së shumti raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në komunën e Prishtinës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në Prishtinë janë regjistruar gjithsej 75 raste në 24 orët e fundit, shkruan Reporteri.net.
Nga 419 mostra të marra, 203 kanë rezultuar pozitive, ndërsa gjatë të shtunës në Kosovë kanë vdekur edhe 4 pacientë tjerë të prekur me koronavirus.
Komunat tjera me raste pozitive janë:komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.