Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së i inicuar nga PDK, sërish ka dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Ky projektligj ka marrë vetëm 35 vota të deputetëve, ndërsa partia VV dhe LDK, janë përmbajtur nga votimi.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se duhet provuar sërish në seancën e radhës për votimin e këtij projektligji.
“Vetëm 35 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në seancën e radhës”, deklaroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.