Një përleshje mes vëllezërve për çështje pronësore ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Mamushë të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Ka një përleshje për çështje pronësore ku një person është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për axhen me nip të cilët janë fjalosur edhe gjatë një shtyrje njëri prej tyre ka përuar lëndime trupore”, tha Gashi.
Ndryshe, së fundmi në Kosovë për shkak të çështjeve pronësore kanë ndodhur dy vrasje. Një në Gjakovë dhe tjera në Suharekë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.