Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të shoh një parti të ngjashme me partinë që drejton Dritan Abazoviq në Mal të Zi.
“Unë do të doja të shihja një lëvizje qytetare si kjo, por është e vështirë në një shoqëri thellësisht të ndarë e ku identiteti etnik mbivlerësohet. Themelimin e një partie të tillë në Prishtinë e Beograd do ta shihnin si kërcënim. Sidoqoftë kjo nuk është një arsye që të mos bëhet”, ka thënë Serwer, shkruan kosovo online, transmeton Gazeta Express.
Këto deklarata Serwer i ka bërë teksa ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe pas arrestimit të kreut të Komunës së Ulqinit dhe disa zyrtarëve të tjerë.
Dritan Abazoviq drejton lëvizjen “URA” dhe pas suksesit në zgjedhjet e fundit, Abazoviq ka arritur të zgjidhet zv.kryeministër i Malit të Zi dhe të determinojë modalitetin e krijimit të Qeverisë atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.