×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja e Asociacionit

    Serwer kritikon për qasje asimetrike dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 19:53
    Profesori amerikan, Daniel Serwer

    Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi.

    Serwer ka thënë për televizionin publik se Kurti s’ka pasur vullnet ta bëjë Asociacionin dhe se amerikanët dhe evropianët e kanë pasur gabim, kur kanë menduar se kjo do të ndodhte pa një përgjigje reciproke.

    “Besoj se është tejet e qartë që amerikanët kanë marrë anën e Beogradit në këtë çështje. Janë përpjekur që ta përafrojnë Beogradin me Perëndimin përgjatë gjitha administratës së Biden-it, por, siç e dinë kosovarët më së miri, ky lloj përafrimi nuk funksionon asnjëherë dhe nuk ka pasur asnjë lloj progresi në kuptimin e përafrimit të Serbisë me Perëndimin. Në fakt, Serbia është përafruar me Kinën e me Rusinë shumë më shumë se që ka qenë ndonjëherë”, tha Serwer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!