×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i policisë

    Sezoni turistik, nga 1 korriku policia e Kosovës dhe Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 15:43

    Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 zyrtarisht do të nisë patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.

    Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkruan nga drejtorët e dy policive, Ilir Proda dhe Gazmend Hoxha.

    “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!