×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfarqa: Kuvendi i 3 gushtit me karakter solemn, Mustafa kandidat konsensual

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 23:03

    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në parti ka një gatishmëri që Isa Mustafa të jetë kandidati konsensual për kryetar të LDK-së.


    “Asnjë kandidat nuk do të përjashtohet, por ka një gatishmëri që konsensusi të ndërtohet rreth liderit Isa Mustafa. Unë shpresoj që lideri i LDK-së do ta pranojë këtë sakrificë dhe unë besoj që Kuvendi i 3 gushtit do të ketë më shumë karakter solemn”, ka thënë ai në televizionin publik.

    Ai ka theksuar se duke pasur parasysh që tashmë janë zgjedhjet, është e vështirë që të ndërtohet konsensus rreth ndonjë lideri të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!