×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla dyshon se Thaçi e solli ilegalisht Pacollin, paralajmëron masa për kreun e AKR-së nëse paraqitet në publik

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 18:21

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës.


    Sveçla, në një konferencë për media, tha se ka dyshime se Pacolli është futur mbrëmë në mënyrë ilegale në Kosovë, përmes kufirit me Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.

    E kjo, sipas Sveçlës është mundësuar me eskortën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili sipas ministrit në largim të MPB-së, ndodhej gjithashtu në veturën e Presidentit derisa Pacolli ilegalisht hyri në Kosovë.

    “Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 18:00.  Kur është ndalur eskorta është konstatuar se Thaçi ndodhet në veturë. Ai ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave për Covid-19. Polica nuk ka mundur të konstatoj se a ndodhet dikush tjetër për shkak të xhamave”, ka thënë Sveçla

    Ai po ashtu ka kërkuar nga Pacolli që ta tregojë vendndodhjen e tij, përndryshe Sveçla ka  ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës

    “Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar me Pacollin, obligohet ti nënshtrohet karantinës. Nëse vërtetë Pacolli ka qenë në veturën e Thaçit ka shkelur rregullat për karantinim. Ne i kërkojmë Pacollit të tregojë ku është sepse nëse shfaqet në publik policia do të detyrohet të ndërmarrë masa”, u shpeh ai. /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!