Analisti Krenar Shala ka thënë se refuzimi që bëri kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq është parimor dhe i pritur.
Ai në emisionin Politiko në Kanal 10, ka thënë se ky ka qenë një qëdnrim i pritur nga ana e Kurtit.
“Refuzim ekselent, parimor, i pritur. Z.Kurti nuk është duke thënë diçka çka nuk ka deklaruar qe një kohë të gjatë. Është në linjë me qëndrimet që i ka pasur më herët që dialogu nuk është çështje kruciale për Kosovën për arsye që i kemi thënë dhe nuk pritoj t’i përsëris. Psh: Ne në rangun PISA nuk jemi aty se nuk na ka njoftë Serbia. Ne në fushën e Shëndetësisë nuk i kemi punët keq për shkak se nuk ka njoftë Serbia, dhe as në sistemin e Serbisë nuk jemi keq për shkak se nuk na ka njoftë Serbia. Ne mund t’i bëjmë këto punë edhe pa njoftë Serbia. Pra nuk mund të jetë njohja nga Serbia alfa dhe omega e jetës tonë”, tha ai.
Shala është shprehur se dialogu duhet të vazhdojë por nuk është çështje kruciale.
“Normalisht se ne duhet të vazhdojmë dialogun sepse tek e fundit është interes edhe i miqve tanë dhe ne nuk mund të jemi një oazë I bëhet I padëgjueshëm edhe për kërkesat e miqve. Qëndrimi i Kurtit ishte parimor sepse nuk e kanë pyetur dhe vetëm e kanë caktuar takimin me Vuçiqin. Pozicioni I Kosovës forcohet me shtet-ndërtim të suksesshëm”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.