×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala për vdekjen e 26 vjeçarit: Ministri Vitia nuk ka faj, opozita po kërkon “kime në vo”

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 19:37

    Krenar Shala nga shoqëria civile, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është fajtor për vdekjen e 26 vjeçarit në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.


    “Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje”, është shprehur Shala, njofton Klan Kosova.

    “Personi në fjalë e ka ditur se rregullat janë të tilla, që në momentin që vjen në Kosovë duhet të futesh në karantinë. Të gjithë vijnë me leje speciale. Nuk e di nëse ka ndodhë vdekja nga pasojat shëndetësore, apo pasoja psikike”.

    Shala në Info Magazine ka pohuar se tragjedia e djeshme po politizohet.

    “Sa kam unë informacione ai [Vitia]nuk ka faj. Është rrit standardi i qeverisjes. Përpara ministrat i bënin nga dhjetë skandale në ditë. Po politizohet kjo tragjedi. Nuk është mirë që opozita po sheh të përfitojë poenë këtu, të gjejë qime në ve. Është tragji-komedi çfarë po ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!