×
  • Lajme
  • Lajme

    Shantazhohet gruaja nga Fushë-Kosova, kërcënohet se do t’i publikohen foto intime

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:58

    Një grua nga Fushë-Kosova ka njoftuar policinë se po shantazhohet nga i dyshuari mashkull për publikimin e fotove dhe videove intime, pasi me të kishte pasur për disa vite lidhje jashtëmartesore.


    Pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    SHANTAZH /Fushë Kosovë 09.06.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar se do të publikoj fotografi dhe video intime, pasi që me të dyshuarin e lartcekur për disa vite kishte pasur lidhje jashtëmartesore.

    Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!