×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Sharlatanizëm dhe fraza hipokrite’, Hoxhaj kritikon fjalimin e Kurtit për dialogun: Nuk është fare i përgatitur politikisht

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 12:47

    Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi tha se pritën një fjalim serioz nga kryeministri Albin Kurti për dialogun e jo fjalim sharlatan me fraza hipokrite.


    Hoxhaj gjatë fjalës së tij, kërkoi nga Kurti që të sjell një platformë, strategji dhe parime për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Më vjen shumë keq, por mënyra se si ka folur për dialogun i thonë sharlatanizëm, mënyrë jo serioze dhe fraza hipokrite. Pritja ime ka qenë që në këtë seancë të flasim për dialogun, ku kryeministri të sillte sqarime, tema, qasje serioze. Por sot dëgjova nga kryeministri që dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare. Dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik, ky do duhej të na tregonte se sa letra i ka çuar dhe ku, para se të shkoj në Bruksel. Çka dëgjova janë raportet ditore të Edita Tahirit. E kisha thirr Rron Gjinovcin të shikoj se sa paragraf janë plagjiaturë nga ky raport.. Kurti sot nuk e reflektoj të vërtetën në raport, por e shpalli të vërtetën e tij të përkryer. Kurti ka fol pa lidhje të asaj çka thuhet në raport e çka tha sot. Ne prisnim nga Kurti që të na tregoj se cilat gabime i kemi bërë në raport. Kurti e keni shumë gabim, pasi po shkoni në dialog pa platformë, pa strategji, pa parime”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai po ashtu kritikoi tutje Kurtin se është duke shkuar pa i mbajt qëndrimet e veta të thëna vite më parë, ku e kundërshtonte fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

    Hoxhaj iu drejtua Kurtit duke i kërkuar që të kërkoj falje për dhunën e shkaktuar vite më parë si opozitë, kur e kundërshtonte këtë dialog me gaz lotsjellës.

    “Ju po shkoni duke i thyer parimet e juaja se nuk do të shkoni në dialog pa i anulu marrëveshjet, silli në kuvend dhe anuloji marrëveshjet. Ju e keni ndërtu karrierën politike duke na thënë tradhtar, e duke gjuajt gaz. Të kam thënë duhet të kërkosh falje për dhunë e përdorur në kuvend mbi deputetët dhe mbi institucionet. Sot nuk e tha por në raste të tjera thotë që ka dialog të ri, e kur thotë ashtu duhet të sjell platformë të re në Kuvend, mos bë hajgare…”, tha tutje ai.

    Po ashtu, Hoxhaj foli edhe për liturgjinë e cila u mbajt të enjten në kishën e kampusit të UP-së, ku tha se: Dialogu i ri me Albinin është një foto me Vuçiqin javën e  ardhshme, dialogu i ri është ajo çka pamë dje dhënia e statusit special për kishën ortodokse serbe. Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë që t’i normalizonin raportet me Serbinë. Ne po presim a do të anëtarësohemi në OKB, në NATO etj. E keni nis gabim, e keni nis duke ju nënshtruar Serbisë, mblidhe veten mendoje mirë se në këtë kuvend ke bërë filma…. Ato skenar që i ke pa nëpër filma, të kisha lut mos u bë viktimë e atyre skenarëve”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!