Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord sot në Samitin në Bruksel se do të intensifikojnë bashkëpunimin për çështje të shumta globale, përfshirë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë në një deklaratë të përbashkët se qëllimi i samitit të sotëm ishte rinovimi i Partneritetit Transatlantik dhe vendosja e një agjende të përbashkët transatlantike për epokën post-pandemike.
Të dy palët u zotuan të forcojnë bashkëpunimin për shumë çështje, sikundër janë lufta kundër pandemisë ndryshimi i klimës, marrëdhëniet me Rusinë, Kinën, Iranin dhe një pikë e deklaratës i referohet Ballkanit Perëndimor.
“Ne synojmë të forcojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera përmes dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre të ndërmjetësuara nga BE dhe mbështetjes për reformat kryesore në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në deklaratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.