×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    ShBA është këtu ta pavarësojë Serbinë nga Federata Ruse, thotë Hill

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 13:40
    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për ta pavarësuar Serbinë nga Federata Ruse, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një përgjigje për gazetarë pas konferencës “Administrata amerikane përmes lenteve të diplomatëve të karrierës”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Serbia duhet të çlirohet nga varësia e saj energjetike prej Rusisë dhe të diversifikojë kapacitetet e saj, vlerësoi Hill, derisa shtoi edhe se po bëhet shumë punë për ta ndihmuar Serbinë në këtë drejtim.

    Në lidhje me pyetjen se si e sheh marrëveshjen e re për ndërtimin e një tubacioni për bartje të naftës mes Serbisë dhe Hungarisë, ambasadori tha se “nuk i di hollësitë”.

    “Nuk jam në një pozicion të komentojë këtë sepse nuk i di hollësistë, por Serbia duhet të largohet nga Rusia në çështjet energjetike dhe të diversifikojë burimet e saj”, tha Hill, raportoi televizioni publik i Vojvodinës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!