×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA i kufizon vizat studentore për disa vende, në mesin e tyre edhe Kosova

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 20:08

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA po shqyrton një propozim të ri sipas të cilit shtetasit e disa vendeve të caktuara nuk do të kenë mundësi të studiojnë në SHBA.


    Sipas këtij propozimi studentët e disa shteteve nuk do të mund të pajisen me diplomë katër vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me një vizë studentore të kufizuar në dy vjet maksimumi.

    Lajmi është  bërë i ditur nga Aaron Reichlin-Melnick, Këshilltar për Politika në Këshillin Amerikan të Imigracionit, transmeton Reporteri.

    Në listën e këtyre shteteve ndër të tjera përfshihet edhe Kosova.

    Sipas këtij propozimi studentët e Kosovës do të privohen nga vizat studentore që zgjasin mbi 2 vjet.

    Në mesin e vendeve të tjera që hyjnë në këtë listë janë edhe: Kirgistani, Liberia, Libia, Mali, Moldavia, Nepali, Koreja e Jugut, Ruanda e Samoa. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!