×
  • Lajme
  • Lajme / Xhabir Zharku

    DASH “fut në listën e zezë” tre zyrtarë të rinj nga Ballkani, mes tyre edhe ish-kryetarin e Kaçanikut

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 16:44

    Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë tre zyrtarë të Ballkanit, ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetari aktual të Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski, dhe ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku.

    “Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

    DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

    “Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, njofton ndër të tjera DASH.

    Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

    Ndryshe, në vitin 2023, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt për të liruar nga akuzat Zharkun për akuzat e shpërdorimit të pozitës dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Gjykata e Ferizajt kishte refuzuar aktakuzën për korrupsion për shkak se lënda paraprakisht ishte parashkruar.

    Sipas aktakuzës, ai dyshohej se në kohën kur ishte qenë kryetar i Kaçanikut, më 2008 kishte shpërdorur pozitën zyrtare, pasi në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në një pronë të komunës. Leja, sipas aktakuzës, ishte dhënë duke shkelur procedurat e caktuara me Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve.

    DASH-i konfirmon ardhjen e Todd D. Robinson në Kosovë dhe takimin me presidenten Osmani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!