×
  • Lajme
  • Lajme / Sundimi i ligjit e rritja ekonomike

    SHBA-ja sheh një të ardhme të begatë për Kosovën në Evropë, thotë ambasadori amerikan

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 15:25
    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin një të ardhme të begatë për Kosovën në Evropë, shkruan Reporteri.net.

    Këtë, ambasadori amerikan e ka thënë në takimin me USAID-in.

    “Shtetet e Bashkuara shohin një të ardhme të begatë për Kosovën në Evropë”, tha ambasadori Hovenier duke treguar se sot ka qenë pjesëmarrës në një eveniment.

    Aty ka shtuar se Kosova po forcon bashkëpunimin me BE-në dhe SHBA-në në programet zhvillimore që avancojnë integrimin evropian të Kosovës, mbështesin rritjen ekonomike dhe forcojnë qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!