×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 18:17

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike nga hapja e Zyrës së parë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Prishtinë, e cila u bë më 5 qershor 1996.

    Në postimin e saj, ambasada rikujton se mes viteve 1999 dhe 2008, kjo zyrë shërbeu si misioni kryesor diplomatik i SHBA-së në Kosovë, para se të shndërrohej në ambasadë pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

    “E mbani mend këtë ditë apo ishit të pranishëm në ceremoni? Ndani historinë tuaj me ne!”, shkruhet në thirrjen publike të ambasadës drejtuar qytetarëve që mund të kenë qenë pjesë e ngjarjes.


    Zyra e Shërbimit të Informacionit e hapur në vitin 1996 ishte hapi i parë zyrtar i pranisë diplomatike të SHBA-së në Kosovë. Pas përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, ajo zyrë u bë adresë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, deri në vitin 2008, kur u transformua zyrtarisht në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!