×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA: Përkrahim mini-Shengenin ballkanik – edhe Kosova të jetë pjesë e saj

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 8:15

    I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është shprehur pro krijimit të Mini-shengenit Ballkanik.


    Ai është shprehur se e përkrah bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë iniciativë premtuese që mbështetet nga SHBA-të, shkruan lajmi.net.

    Në një takim të Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Palmet tha se bashkëpunimi i tre vendeve është i shkelqyeshëm dhe “tregon vendoshsmërinë e liderëve nga rajoni për të marrë përgjegjësi për fatin e tyre dhe të ardhmen e tyre”.

    Palmer është shprehur se në këtë projekt ka vend edhe për Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinen dhe Kosovën.

    “Ky projekt është ende i hpaur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe është iniciativë premtuee që ka mbështetjen tonë”, tha Palmer.

    Ai është deklaruar gjithashtu se SHBA qëndron e angazhuar në përpjekjet për përparimin e këtij rajoni.

    “Ne jemi të përkushtuar të punojmë dhe bashkëpunojmë me krerët e Ballkanit Perëndimor për të çuar rajonin përpara”, tha Palmer i cili gjithashtu është edhe Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev nënshkruan deklaratën e synimit për krijimin e një Shëngeni të Vogël në Novi Sad më 10 tetor.

    Ky nënshkrin siguron zbatimin e katër lirive kryesore të njohura ndërkombëtarisht – lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

    Bisedimet do të vazhdojnë në Ohër nesër për krijimin e këtij shengeni të vogël

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!