×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-të nuk e përdorin për komunikatë fotografinë e takimit me ministren Gërvalla ku nuk u pa flamuri i tyre

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 11:59

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ka publikuar fotografitë nga takimet e djeshme që Matthew Palmer bashkë me Miroslav Lajcakun kanë pasur me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.


    Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane “Twitter” është shtuar edhe një fotografi, ku shihet flamuri i SHBA-ve, i cili nuk u pa në fotografitë që u publikuan mbrëmë nga MPJ e Kosovës.

    Ende nuk dihet se pse nuk ka pasur flamur amerikan brenda në tryezën e takimit, derisa Ministria e Jashtme nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

    Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së djeshme në kuadër të vizitës në Kosovë janë takuar me liderët e shtetit të Kosovës.

    Palmer dhe Lajçak takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!