×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni duhet të implementohet, është në dorën e Kosovës se si do ta zbatojë

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 16:17

    Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog në një videkonferencë me media që është realizuar gi është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me aktualitetet politike në Kosovë.


    Ambasadori Szunyog në pyetjen e Gazetës Express lidhur me atë se a duhet të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke tha se mes dy shteteve duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme.

    “Dialogu i cili është duke u ndërmjetësuar nga BE’ja duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme që do të trajtojë të gjitha çështjet e pazgjidhura”, tha ai.

    Shefi i BE-së në Kosovë ka thënë se zbatimi marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të jetë në pajtueshmëri të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura të implementohen, Asociacioni është një marrëveshje që Kosova ka nënshkruar më 2013 e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Është në dorën e palës kosovare që të propozojë se si të zbatohet kjo marrëveshje, pjesë e kësaj marrëveshje është edhe roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të jetë në pajtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë Szunyog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!