Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga partitë politike që të bëhen bashkë e të kalojnë projektligjin për Financimin e Partive Politike.
“Draftligji ka shkuar vitin e kaluar në Kuvend por, zgjedhjet e kanë ndërprerë. Financimi i Partive Politike është një fushë, e cila duhet të ketë reformë urgjente për ta ngritur llogaridhënien. Legjislacioni i ri do të ndihmojë në luftimin kundër korrupsionit. Këto hapa duhet t’i bëjë sa më parë Kosova. Llogaridhënia financiare e partive është esenciale. Këto rekomandime janë të rëndësishme. Qeveria është përkushtuar për të ndryshuar ligjin. Kjo varet nga një konsensus i gjerë i partive politike dhe inkurajomë t’i tejkalojnë pengesat e të punojnë në këtë projektligj”, tha ai.
Këtë deklaratë, shefi i zyrës së BE-së, e bëri përmes një video në tryezën e diskutimit ku po diskutohet projektligji për financimin e partive politike.
Në këtë tryezë përveç shoqërisë civile e përfaqësuesve të partive në pushte po merr pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti.