×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i deputetëve të LDK-së i kërkon reagim urgjent Zemajt për t’i hequr monopolin Devollëve në testime

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 18:23

    Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër pasi që Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, aktualisht i ka hapur rrugë vetëm një laboratori privat për kryerjen e testimeve PCR për COVID-19.


    Bëhet fjalë për laboratorin që është në pronësi të vajës së Blerim Devollit “Medical Laboratory Services”.

    Gashi ka thënë se MSH duhet urgjentisht të largojë monopolin në tregun për testimet e PCR dhe që të mos lejojë vetëm operimin e vetëm një kompanie.

    “Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij zyrtar.

    MSH kishte licencuar vetëm dy laboratorë për kryerjen e testeve PCR për COVID-19. Megjithatë laboratorit të UBT’së i është hequr licenca, dhe tashmë vetëm laboratori MLS është duke kryer analizat e llojit PCR. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!