×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    Shefi i EULEX-it: Mirëpres zbatimin e vonuar të vendimit për Manastirin e Deçanit

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 15:33

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një reagim në platformën “X”, Barbano e ka quajtur si vendim të vonuar.

    “Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!Giovanni Pietro Barbano”, ka shkruar ai në “X”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë tha se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!