Shefi i EULEX’it për sulmin ndaj Policisë në veri: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.

Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.