Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se deputetët e Lidhjes Demokratike tashmë kanë dhënë nënshkrimet e tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Gashi ka konfirmuar se përbrenda LDK-së ka deputetë të cilët kanë dalë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.
Gashi ka konfirmuar se Vjosa Osmani është në mesin e atyre që kanë kundërshtuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, derisa ka thënë se në një linjë me të ishin edhe dy deputetë të tjerë.
“Vjosa Osmani mbetet një anëtare e respektuar e LDK-së. Lumi Abdixhiku nuk merr pjesë në mbledhjet e e grupit parlamentar, ai është ministër, nuk është deputet. Vjosa Osmani a ka pasë mendim të ndryshëm nga grupi parlamentar së bashku me dy deputetë të tjerë të cilët kanë rezerva. Lidhja Demokratike i ka marrë nënshkrimet, por lista ende nuk është finale”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se Kurti në mënyrë të njëanshme dhe plotësisht të vullnetshme ka ndërmarrë veprime me qëllim që të largohet nga posti i kryeministrit, për siç ka thënë ai paaftësisë për të qeverisur me vendin./Reporteri.net