Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se kjo e fundit ka thirrë partitë në takim për t’i shtyrë zgjedhjet.
Vela përmes një postimi në Twitter thotë se ftesa e presidentes drejtuar parive nuk paraqet vendim për shtyerje të zgjedhjeve, por ka të bëjë me shqyrtimin e rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik lidhur me procesin zgjedhor.
Vela ka sulmuar mediat për raportimin e bërë, duke i quajtur, sipas tij, të “ish-regjimit Pronto”.
“Për mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyerje të zgjedhjeve. Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.
Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s’paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta!
Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.#Kosova
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 10, 2021
Presidentja Osmani i ka dërguar ftesë partive politike për ditën e hënë të takohen në ora 17:00, për tu konsultuar në lidhje me rekomandimet e IKSHPK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.