×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të Veselit për udhëtimin në Hagë: Nuk është e vërtetë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:44

    Pasdite mediat kanë raportuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.


    Ky lajm nuk është konfirmuar nga anëtarët e kabinetit të Veselit, madje Blerand Stavilci, ka thënë që është lajmi i rrem lajmi për udhëtimin e Kadri Veselit për në Hagë.

    “Nuk po ju besojmë syve tanë për atë që po lexojmë”, tha Stavileci për Reporterin.

    Ndërsa edhe nënkryetari i Kuvendit dhe bashkëpartiaku i Veselit, Xhavit Haliti e përgënjeshtron lajmin dhe thotë se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.

    “Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti për KosovaPress.

    Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.

    Ndërkohë ”Gazeta Express” ka raportuar se Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe sipas tyre Veseli pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!